Asnjë rast me Covid nuk është shënuar në Victoria të Australisë që prej 13 ditësh.

Kjo u konfirmua edhe pas 20 mijë testeve të kryera në një hotel, ku kishte persona të ardhur nga jashtë.

Victoria, shteti i cili ka patur më shumë raste dhe vd ekje se çdo shtet tjetër në Australi, tani kanë mbetur vetëm me tre raste aktive.

Ndër të tjera, gjithë qytetarëve në Australi u lejohet të hyjnë në Victoria të lirë, pa karantinë edhe pa maska me detyrim.

Gjithashtu po punohet për të rritur ekonominë.

Pothuajse një milion bileta ajrore do të dalin në shitje me gjysmë çmimi në 1 Prill si pjesë e një pakete $ 1.2 miliardë dollarë për të rritur sektorin e turizmit.