Vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta, të cilat pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë javës. Shërbimi Meteorologjik U sh tarak njoftoi se duhet bërë kujdes, pasi temperaturat jo vetëm janë të larta, por në ajër ka prezencë të rërës.

NJOFTIMI ZYRTAR: Në vendin tonë tashmë kanë depërtuar masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilat kanë sjellë jo vetëm temperatura të larta, por edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër.

Edhe ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen pa ndryshime ne vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.

Më konkretisht në:

zonat malore 18°C deri në 34°C

zonat e ulëta 24°C deri në 39°C

zonat bregdetare 25°C deri në 36°C