Në majën e malit Midzor rreth 2169m, e cila konsiderohet maja më e lartë e Serbisë, sot valvitet edhe flamuri shqiptar.

Kjo falë një grupi alpinistësh nga Peja, të cilët e ngjitën malin me shumë vështirësi dhe në fund vendosën të lënë shenjën e tyre për këtë arritje.

Ngjitja e malit ishte tepër e vështirë për ta, por interesante. Shtegu ishte i gjithi i mbuluar me dëborë, temperaturat ishin konstante nën 0 dhe ngjitjen përgjatë kreshtës e vështirsoi era e fortë dhe e ftohtë.

Megjithatë, përgjatë kreshtës kishte pamje mbresëlënëse nga dy shtetet, Bullgari dhe Serbi, çka bëri që alpinistët të shijonin ngjitjen.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur