Ko. rru psioni në shëndetësi ka qenë gjithmonë një çështje shumë e ndjeshme në Shqipëri por asnjëherë nuk është adresuar siç duhet për t’i dhënë zgjidhje.

Mjeku neurokirurg Kita Sallaba nda, që jeton dhe punon në Spanjë thotë se e ka pritur jo mire ngjarjen e fundit te kolegut të tij, Edvin Prifti.

Z. Sallabanda thekson se fenomeni i m it marrjes në Shqipëri është kthyer në një çështje edukate dhe njerëzit janë mësuar tashmë me këtë gjë.

“Është e përhapur në të gjitha nivelet dhe mendoj se shteti dhe shoqëria duhet të përballen me guxim”, tha mjeku shqiptar.

Nga ana tjetër mjeku neurokirurg tha se as të ardhurat e pakta të mjekëve në Shqipëri nuk është një justifikim për ko. rru psion.

“Të ardhurat e mia janë 30% më pak se në Gjermani. Kjo nuk do të thotë që unë t’u kërkoj para pacientëve. Të ardhurat e mjekëve duhet të jenë në union me shoqërinë, me profesionet e tjera.

Ka një fluks të mjekëve nga Spanja në Gjermani pasi të ardhurat janë më të mëdha në Gjermani por unë për faktin se marr 30-40% më pak se një neuroki rurg gjerman apo 5-6 herë më pak se një neuroki rurg amerikan, kjo nuk do të thotë që unë t’i bie, le që nuk më lë shteti, më nxjerrin me shqe lma përjashta”, deklaroi mjeku Sallaba nda