Numri i lartë i vd. ekjeve dhe shtimi i rasteve të reja javët e fundit ka ngritur shqetësimin tek shumë qytetarë shqiptarë mbi menaxhimin e situatës në vend, duke ngritur pikëpyetje të vazhdueshme mbi cilësinë e tam ponëve të përdorur, por edhe mbi mjekimet e përshkruara nga mjekët e familjes.

Për t’u dhënë përgjigje këtyre shqetësimeve, e shumë të tjerave, paneli i mbrëmshën në “Open” përbëhej nga mjekë specialistë që diskutuan rreth gjendjes aktuale.

Mes syreshm, mjeku dhe profesori i njohur Genc Sulçebe, u ndal tek mjekimi i pacientëve. Sulçebe tha se mjekët e familjes po gabojnë tek kjo pjesë, pasi sipas tij, mjekimi duhet të fillojë pas ditës së 10 të inf. ektimit dhe jo më herët.

“Kemi një trajtim të ekzagjeruar. Përdoren antibio tikët që nuk kanë asnjë efekt, ato duhet të përdoren pas ditës së 10 kur akoma ka inf. eksion të madh.

Ka përdorim të kortizonikëve, predizonit, kur është i dëmshëm sepse pen gon përgjigjen imunitare normale, duhet ta lëmë të lirë që ta mposhti vi. rusin e ta pastrojë sistemin.

Është faji i mjekëve kur u shkon një person me temperaturë e i mbushin me antibio tikë.”- u shpreh ai.