Komiteti Teknik i Ekspertëve mori katër vendime të rendësishme gjatë ditës së sotme me qëllim përballimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Vendimi i parë lidhet me ndalimin e qarkullimit duke filluar nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit për të gjithë. Përjashtim nga ky ndalim bëjnë vetëm ata që kanë urgjenca shëndetësore dhe ata që shkojnë në punë.

Vendimi i dytë lidhet me aktivitetin e restoranteve dhe bareve, të cilët do të mund të qendrojnë hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes dhe mund të hapen vetëm pas orës 06:00 të mëngjesit.

Sa i përket shkollave të mesme, mësimi do të kalojë online deri më datë 25 shkurt në rrethet: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz duke aplikuar kështu skenarin nr.3 të protokollit të sigurisë të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

Vendimi i katërt lidhet me shtyrjen e sezonit të provimeve të semestrit në universitete duke bërë një kombinim mes provimeve online dhe me prezencë sipas nevojave që mbart lënda.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se tani nevojitet solidariteti i të gjithëve për përballimin e situatës së krijuar.

“Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 për një periudhë 14 ditore deri më 25 shkurt. Ndalimi i aktiviteteve të restorantëve dhe barëve në fashën e vendosur të orarit të lëvizjes nga data 11 shkurt deri më 25 shkurt. Shkollat e mesme me zonat e riskut të lartë do të aplikojnë skenarin e tretë atë të mësimit onlinë në disa shkolla.Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, Tiranë, Fier , Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër dhe Kazmës do aplikojnë skenarin e trete ate online. Sezoni i provimeve për universitetit rekomandohet të zgjatet, kombinim online dhe në monitor i provimeve”, tha Manastirliu.