Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Covid 2, për shkak të koronavirusit.

I riu vetëm një ditë më parë kishte folur në një intervistë për “reporttv”, ku ishte shprehur se nuk e besonte kurrë që do të prekej nga Covid-19, teksa u ka bërë thirrje bashkëmoshatarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Ai tregoi se kishte shtatë ditë në spital, ndërsa priste që gjendja e tij të përmirësohej që të linte spitalin, por që fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

Edhe pse në një moshë të re virusi është treguar i pamëshirshëm duke i marrë kështu jetën 365-vjeçarit.

“Isha në punë, punoja në një restorant edhe më kapi pa e ditur fare. Kisha një ngushtim në mushkëri, në frymëmarrje dhe më pas kisha këputje. Kam një mesazh për moshën e re, duhet të ketë shumë kujdes. Mua nuk ma priste mendja dhe nuk e besoja, por është një virus shumë shumë i rë ndë”, u shpreh 35-vjeçari.