Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të ndikojë dhe për ditën e sotme, si dhe ditën e hënë mbi vendin tonë.
Sipas SHMU, dita e sotme nis me mot të kthjellët dhe gradualisht do të ketë shtim vranësirash deri të dendura në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites, do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug të vendit.
Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites. Më pas intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin.
Gjthashtu, do të ketë reshje dëbore në lartësitë mbi 1000m.
Moti i vr anët vijon edhe ditën e hënë. Por, për këtë ditë reshjet do të jenë të herëpashershme (lokalisht të vazhdueshme) në të gjithë terr itorin me intensitet të ulët dhe measatar. Intensiteti mesatar do të jetë kryesisht në zonën e veriut dhe jugut.
Përsëri edhe për këtë ditë në lartësitë mbi 1000 metër do të ketë reshje të dobëta dëbore.