Java që presim para parashikohet të jetë një javë ‘klasike’ dimri me motin i cili parashikohet shumicën e ditëve i vranët me reshje shiu e dëbore si dhe disa ditë me diell por të acarta.

Java nis me ditën e Hënë, ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët e alternime afatshkurtra në mesditë kthjellimesh, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurër në zonën e veriut deri të lartë.

Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore.

Image

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur