Pak ditë më parë, gjatë një emisioni televiziv Elvira dhe Elez Dungaj, treguan se si kanë rritur një fëmijë që 3-ditësh e deri tani, që ua la në shtëpi një vajzë e re 18-vjeçe. Ndërsa nëna biologjike e djalit tanimë 10 vjeç, Esmeralda Kamena ka treguar sot jetën e saj të vë shtirë dhe arsyet se pse e la të birin te familja rome. Kamena tha se ishte vetëm 18-vjeçe kur kuptoi që ishte shta tzënë dhe gjatë kohës që kishte qenë në Greqi ishte pë rdhu nuar nga 5 njerëz.

Kam qenë 18 vjeçe. Dy muaj para se të vija në Shqipëri mora vesh se isha shtatzënë. Në Greqi jetoja me një djalë, i cili më nxori jashtë pasi mori vesh se isha shta tzënë. Kam pas punuar në një diskotekë në Greqi dhe aty më kanë për dh unuar 5 vetë.
Më tej ajo tregoi se djalin e kishte lindur në Shkodër, por duke ditur që nuk kishte as shtëpi as punë ishte det yruar ta linte djalin e porsal indur te Elvira e cila që në momentin e parë u ku jdes për foshnjen e porsali ndur si për djalin e saj pasi vetë nuk kishte.

E kam lindur në Shkodër djalin pasi po kërkoja një shtëpi, se kisha gjetur një punë. Linda djalin dhe nuk kisha ku të qën droja. Ika sërish te halla ime. Dy ditë e mba jtën e më thanë që të shkoj të punoj se çfarë do hajë djali.Shkova për të punuar dhe më pas më thanë hajde te shinat e trenit dhe aty e gjeta hallën me djalin. Burri i gocës time nuk do ku rva në shtëpi. E mora çunin dhe nuk dija ku të shkoja. Ishte shumë ftohtë, kisha fr ikë se çuni do më vdi ste nga i ftohti. Mora në telefon një shok që i thashë se doja të më ndihmonte. Më dërgoi te Elvira, e cila ishte shumë e dashur dhe e respektuar. Më mori brenda, lau djalin dhe i bëri të gjitha sikur të ishte nënë. Ajo kishte dy vajza dhe donte shumë një djalë. Pasi e lashë i urova vetes vd ekjen, nuk kisha djalin. Nuk kisha asnjë, as mamanë, as baba, as motër e vëlla. E kam puthur, i kam bërë një fotografi dhe e kam akoma atë fotografi.