Një gjyshe 81-vjeçare britanike, Iris Jones është e martuar me një djalë që është sa gjysma e moshës së saj, egjiptianin Mohamed Ahmed Ibriham, 36-vjeç.

Djali i saj 53 vjeç Stephen Jones është shprehur se romanca e tyre është një kërc ënim për familjen ndërsa djali tjetër i saj, Darren ndërpreu komunikimin me të ëmën.

Iris shprehet se partneri i saj nuk është pas parave të saj sepse në fund të fundit, ajo nuk ka asnjë pasuri përveç pensionit që merr.

Së fundmi ajo ka shpërndarë një postim prekës në Facebook duke shprehur dashurinë e madhe që ka për egjiptianin.

Çifti prej një kohësh jetojnë të ndarë pasi Mohamed është kthyer në vendlindjen e tij për shkak të pandemisë. Ai e ka të pamundur të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të masave që janë marrë për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Gjyshja 81-vjeçare ka ndarë në Facebook një zemër të bërë me petale trëndafili dhe në mbishkrimin e saj shkruan: Për burrin tim. Gjithashtu në një koment poshtë fotos ka shkruar “ti je gjithmonë në zemrën time”.