Shqipëria është përfshirë nga moti i ftohtë dhe i acartë prej disa ditësh dhe shumë zona po vuajnë pasojat e reshjeve të shumta të dëborës, pasi janë bllokuar dhe kanë patur edhe vështirësi në furnizinin me energji elektrike apo ujë. Një nga zonat e prekura më së shumti nga moti i keq është edhe Korça, në të cilën temperaturat kanë arritur minus 11-12 gradë Celsius.

Dhe efektet e këtij të ftohti janë ndjerë edhe nëpër shkolla, ku në disa prej tyre mungojnë sistemet e ngrohjes dhe nxënësit janë të detyruar të zhvillojnë mësim në kushte aspak të përshtatshme.

Për të zgjidhur disi situatën, një mësues i quajtur Maliq Torra, teksa bën në këmbë rrugën për të shkuar në shkollë, mban në krah shkarpa për të ngrohur nxënësit. Një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë, çka dëshmon edhe njëherë vlerën e lartë humane që karakterizon një mësues. Ama, nga ana tjetër veprimi i tij është edhe një mënyrë për të denoncuar mungesën e kushteve në shkollë.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur