Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë tri ditëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë moti i paqendrueshëm. Reshjet e shiut do të vijojnë në të gjithë territorin, hera-herës në formën e shtrëngatave me rrufe.

Megjithatë, gjatë ditës së shtunë do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe riaktivizim të tyre në mbrëmje.

Dëbora do të jetë prezente në pjesën veriore dhe verilindore.

Rrymat e ngrohta jugore do të sjellin temperatura në vlera pozitive thuajse në të gjithë vendin.

Parashikimi për 3 ditët e ardhshme si në tabelë: