Një djalë 7 vjeçar me emrin Eli i shpëtoi jetën motrës së tij të vogël, pasi hyri mes flakëve dhe e nxorri të gjallë nga dhoma.

Familja Davidson e përbërë nga prindërit Chris dhe Nicole vendosën 3 fëmijët e tyre në gjumë dhe më pas shkuan të flinin edhe vetë.

Por pas disa orësh Nicole u zgjua nga një erë e fortë tymi, ndërsa u tme rrua kur pa se shtëpia ishte pushtuar nga flakët dhe vajza e saj 22 muajshe Erin ishte bllokuar në dhomën e saj.

Çifti arriti të nxirrte jashtë Elin-in, 7-vjeçar dhe djalin tjetër 2 vjeç, Elijah, por vajza ishte rrethuar nga zjarri.

“Mendoja se nuk mund të bajë, por më pas mora guximin dhe hyra. Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdi ste”, tha Eli 7 vjeçar, i cili është i birësuar nga familja Davidson.

“U përpoqëm ta shpëtonim përmes dritares, por ishte e pamundur të mbërrinim tek ajo. Atëherë Eli u ngjit, theu xhamin e hyri brenda e arriti të tërhiqte djepin”, rrëfen Nicole, e cila ende nuk e ka marrë veten nga episodi që mund t’i kishte kushtuar jetën asaj dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes se saj, por që fatmirësisht, pati fund të lumtur.