Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi mes Mevlanit dhe Ledjanës. Mevlani i kishte përgatitur Ledjanës një surprizë shumë të veçantë, nga e cila “fitoi” dhe një përqafim.
Ai i kushtoi një këngë emocionuese dhe romantike. “Vjen si rreze drite në sytë e mi, Ledjana e bukur sikur zana, shikimin edhe zemrën te ti e ndala”, thuhej në këngë.
Ledjana u emocionua dhe i dhuroi një përqafim. “Do të jap një përqafim, më bëre të dal nga vetja. Faleminderit shumë”, u shpreh ajo.