Rezart Veleshnja dhe Visjan Ukcenaj u ulën përballë njëri-tjetrit në sf idën “Shiko kush përgjigjet” në “Shiko kush luan”. Në mes të pyetjeve drejtuar dy aktorëve nuk munguan ato se cili është aktori më i nënvlerësuar dhe më i mbivlerësuar.
Të dya ata ranë dakord se Niko Kanxheri është aktori më i nënvlerësuar dhe u shprehën se ai ka qenë mësuesi i tyre në Akademinë e Arteve dhe fatkeqësisht nuk njihet shumë nga të rinjtë.
Ndërkohë për sa i përket emrit të aktorit të mbivlerësuar, Rezarti nuk u rezervua aspak për t’u përgjigjur madje i habiti të gjithë me emrin që shprehu. Ai tha se Gaz Paja, që është edhe kolegu i tij në Portokalli, është i mbivlerësuar. Këtë përzgjedhje ai e shpjegoi me faktin se Gazi është bërë pjesë e politikës, që gjithmonë paguan shumë për t’i bërë artistët pjesë të saj dhe për të pastruar emrin në këtë mënyr
“Gaz Pajën e mbivlerësojnë se është pjesë e politikës. Politika ka pasur gjithmonë emër të pistë dhe e pastrojnë me emra të artit dhe me këtë rast e mbivlerëosjnë se duhet ta paguajnë”, u shpreh Rezarti.
Deklarata e tij bëri xhiron e rrjetit dhe Rezarti është shprehur se është keqinterpretuar, ndaj ka bërë edhe një shpjegim në llogarinë e tij në Instagram.
“Mbivlerësim nuk do të thotë monetar apo artistik! Unë e kuptoj që ju ushqeheni me lajme që i riprodhoni si të doni vetë, por ajo që thashë për Gazin s’është as partiake dhe as monetare! Sa mirë një pjesë e shoqërisë intelektuale e ka kuptuar siç ishte! Gaz Paja lëri të delirojnë!”, shkruan ai.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur