Procesi i vak sinimit po kryhet në stadiumin Air Albania, ndërsa ditën e sotme shefja e Infektivit Najada Çomo ishte e para që u vaksinua me Pfizer, vaksinën anti-covid teksa u ndoq nga Rama, Pëllumb Pipero dhe mjeku Tritan Kalo e të gjithë mjekët e Infektivit. Teksa në një konferencë për gazetarët sot para vak sinimit ai nisi të linte amantetet, se sipas teorive konspirative që janë përhapur së fundmi edhe mund të vd iste në vend.

Pas vak sinimit Rama foli para mediave:

Vaksina nuk është e detyrueshme. Çlirohuni nga marrëzitë. Gjithçka në rregull pa asnjë problem. Nisur nga nesër doza simbolike për Kosovën. Vaksina është e këshillueshme jo e detyrueshme. Shqiptarët mund të presin pa ankth. Është e sigurt se vaksina nuk i bën ilirët viking apo aziatikë. Ilirët mbeten ilirë. Është e sigurt se nuk futet çip në trup për ë përgjuar thashethemet. Radhën për vaksinë e ka Saliu kur të hyjmë te moshat e tejthyera.