Bebe Rexha ka folur gjithmonë me krenari për origjinën e saj shqiptare. Së fundmi, Bebe ishte e ftuar në emisionin “Glamour” ku ndërsa po ndiqte disa nga coverat që fansat kishin realizuar me këngët e saj, në një moment nis të kërcejë dhe valle shqiptare ( në minutën e pestë të videos).

Në një moment, autores së hitit “I’m a mess” e tërhoqi versioni i një fansi nga Jordania, me të cilën Bebe nisi të kërcejë.


“Opaa, op, opop”, dëgjohet Bebe Rexha duke thënë duke shtuar: “Unë jam shqiptare dhe ne bëjmë dasma të tipit ‘Opa, op op’. Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Nuk kisha parë një cover si ky. Ishte vërtet ndryshe”, thotë artistja përgjatë videos.