Shqipja vazhdon të marrë vëmendjen me deklaratat e saj mbi “Përputhen” dhe ndërkohë vazhdon të komentohet foto që ajo publikoi pak ditë më parë, në të cilën pretendon se është Tea dhe Andi.

Në një intervistë për “Prive”, Shqipja shprehet se është e sigurtë që në foto është Tea dhe ka materiale të tjera që do ta vërtetonin.

Ish-konkurrentja tha se pas përjashtimit është takuar me Andin dhe kanë vazhduar njohjen e tyre.

“Pas programit jam takuar me Andin, kemi vazhduar jashtë njohjen. Nuk e di a i ka thyer rregullat me këtë, unë di që Andi do hakmerrej me Tean, kaq di. Më vonë e ndalova këtë njohje, i thashë ti në punën tënde, unë në timen. Ka patur raste që më ka marrë në telefon, i kam thënë mos i bie më numrit tim. Pas Andit, më ka marrë Mevlani më ka thënë eja se jemi në filan vend. I thashë mua mos më merrni më”, tha Shqipja.

Ish-konkurrentja tha se javën tjetër do të publikojë një tjetër bo mbë.