Rritja e rasteve të infeksioneve ka bërë që qeveria të shohë mundësinë e kufizimeve të tjera.
I pyetur nëse do ketë mbyllje të bareve dhe restoranteve si dhe zgjerim të orës poli core, Rama tha se do shihet reagimi i qytetarëve dhe bizneseve këto ditë.
Nëse nuk do ketë reflektim, kreu i qeverisë u shpreh se mund të aplikohen masa të reja kufizuese, por nuk do ketë një karantinë të ashpër si pranverën e kaluar.
“Ne i jemi qasur kësaj lu fte në këtë faze me shume fleksibilitet. Sipas Komitetit Teknik këto masa janë të mjaftueshme në këtë faze, duke shpresuar që njerëzit të respektojnë masat. Që nga viti I ri ka filluar një lëshim i vetes në tërësi dhe ka shumë abu zim. Ka shumë abu zim. Nuk përdoren m askat. Shoh disa në Surrel që i vendosin në gushë, si shkarje të modës franceze.
Nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësisë dhe rre zikut në njesitë tregtare. Në çdo centimetër që ne lëshojmë virusi përparon. Ka ekspertë të rrugës që thonë se virusi fle ditën. Ora po licore është kufizimi i mundshëm i kontakteve. Duhet të kufizohen sa më shumë kontaktet. Nuk është çështja se del natën dhe del ditën, është dy orë me pak kontakte. Është një opsion patjetër.
Jemi në diskutim se çfarë do të bëjmë. E para është të zbatojmë këto që kemi dhe që policia të ndryshojë qasje. Më vjen shumë keq nëse nuk ndryshohet qasje nga njësitë tregtare.