Vera na vendos gjithmonë përpara dy përgjegjësive të mëdha: 1.të humbësh kilogramët e tepërt dhe 2. të kujdesesh për lëkurën e fytyrës, dhe si për ironi të fatit janë dy gjërat për të cilat duhet të kujdesemi gjatë gjithë fatit.

Përveç kremit të diellit, i cili nuk duhet të mungojë në çantën tuaj gjatë këtyre ditëve, është shumë e rëndësishme të mbani sa më hidratuar lëkurën dhe ta ushqeni atë.

Nuk keni përse vraponi drejt kremrave të shtrenjtë, pasi zgjidhja është më ekonomike, e thjeshtë dhe natyrale se kaq.

Living ju propozon që të nxirrni majanë e bi rrës nga bufeja, ose kudo që e mbani, dhe ta përdorni për maskat e mëposhtme.

Në një treg të fryrë nga produktet me permbajtje kimikatesh, majaj e birrës arrin të pastrojë fytyrën duke kaluar epidermën më sipërfaqësore dhe pa shkaktuar efekte të dëmshme.

Përbërësit që ju duhen janë 1 lugë gjelle maja bi rre dhe 2 lugë gjelle ujë. Në një enë shtoni fillimisht gjysmën e majasë, shtoni ujin (1 lugë) dhe më pas pjesën tjetër.

Nëse vini re që është akoma e trashë, shtoni sërish ujë derisa të bëhet e ujshme. Përhapeni në fytyrë me mollëzat e gishterinjve, pasi lehtësojnë perthithjen.

Mbajeni maskën në fytyrë derisa të jetë tharë tërësisht. Mjaftojnë 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Do të habiteni me rezultatin.

Nuk ka gje më te mirë kundër rraskapitjes dhe lodhjes së ditëve të gjata të punës, por edhe plazhit, se sa një maskë hidratuese me kos, qumësht dhe maja, si dhe disa pika vaj esencial bajamesh ose livandoje.

Në një enë të vogël shtoni 2 lugë gjelle kos natyral, 1 lugë gjelle maja dhe pak qumësht.

Theksojmë se qumështi e kosi duhet të jenë me përqindje të ulët yndyre. Përziejini mirë e mirë. shtoni 5-6 pika vaj dhe aplikojeni në fytyrë, qafë dhe dekolte.

Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe lahuni me ujë të vakët. Do të keni një fytyrë be beje që pas përdorimit të parë.