Luana Vjollca ka bërë një blerje të re, një shtëpi në Prishtinë që na e ka treguar me postimin e fundit. Moderatorja duket se ka zgjedhur një vend me luks dhe me pamje nga qyteti.

Ajo ka postuar një video ku shfaqet duke filmuar veten dhe ambientin, e zhytur në një vaskë të madhe me hidromasazh.

“E dua shtëpinë time të re”, shkruan moderatorja, teksa shijon dhe një koktejl.