Mevlani befasoi të gjithë duke u shfaqur shumë i afërt me Aristelen përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale.

Kjo bëri që fansat e Ledjanës t’i sulen Aristelës me komente negative dhe duke bërë thirrje që t’i raportohet llogaria në Instagram.

Menjëherë pas kësaj reagoi Ledjana duke kërkuar mos të ofendohet askush. “Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkrujti Ledjana, e cila ka vazhduar thumbat përmes një kënge.

Në një video ku në sfond dëgjohet kënga “Cali” e Rina Balajt, Ledjana dëgjohet teksa këndon disa vargje që u morën si thumb drejt Mevlanit.

“Po të shoh ty me të por si unë ajo ti e din nuk është..”, thuhet mes tjerash në këngë dhe kjo u mor menjehëherë si reagim pas publikimit të fotografisë së Mevlanit me Aristelen.