Nga: Linda Fishta : Perberesit : përdorim si masë 1 gotë që merr 200 ml
2 vezë, 1 gote qumësht, 2 lugë vaj ulliri, 1 gote ujë
1 gotë miëll( 150 g afërsisht)
1 lugë e vogël kripe
1 copë djathë i bardhë
Gjizë
1 spec i kuq i prerë në kubikë te vegjel
1/2 qepe e prerë ne kubikë
Majdanoz i grirë
Na duhet gjithashtu 1 lugë gjalpe dhe 1 lugë vaj ulliri per sipër dhe pak vaj ulliri per të lyer tavën.
Përgatitja:
Ndezim furrën ne 180 gradë
Ne një tas hedhim perberesit sipas renditjes që i kam bërë, duke i përzier me telin e vezëve.
Hedhim brumin ne tave te lyer me pak vaj ulliri, shpërndajme gjalpin ne copa të vogla, vajin dhe e pjekim për 30/40 minuta ose derisa te marre ngjyrë.