Ish-konkurrentët e ‘’Për’puthen’’ janë shndërruar në personazhe me interes të publikut shqiptar.
Çdo hap i tyre pasi u bënë të njohur nga programi percjellet me kujdes nga fansat e tyre, të cilët po ashtu interesohen për të ditur sa më shumë edhe rreth të kaluarës së tyre para se të bëheshin pjesë e televizionit.
Jeta e tyre private është bërë pjesë e thashethemeve, një pjesë e të cilave nuk u vërtetuan kurrë, ka qenë një percjelles që në një pyetësor të hapur nga Jasmina Kadriu, ka pyetur direkt ish-konkurrenten për një histori që sipas saj përflitet.
‘’A është e vërtetë që ke qenë njëherë e fejuar pasi në Dibër flasin shumë për ty’’, shkruante në mesazhin e percjellesit, të cilit Jasmina iu përgjigj duke mohuar një gjë të tillë.
‘’Unë në Dibër nuk kam qenë që 3 vjeç, kur u fejova? Pasi hyra në ‘’Për’puthen’’ se para kësaj as nuk më njihnin, ah njerëzit e shkretë i zgjidhën gjithë hallet e tyre kaluan tek të mijat’’, tha Jasmina.
Kujtojmë që për një fejesë të mundshme më parë dhe një të dashur jashtë programit është përfolur edhe Ledjana madje ajo është akuzuar edhe nga vetë konkurrentët për një gjë të tillë, ky thashethem u mohua nga ish-konkurrentja dhe nuk u vërtetua kurrë nëse ishte e vërtetë.