Të qenit femër në Shqipëri është një sfi dë më vete dhe kjo për arsye të me ntalitetit shtypës maskilist.

Vetëm pak ditë më parë në Tiranë u mbajt një protestë për të mbrojtur dhe ruajtur të drejtat e femrave pas rastit të rën dë të ndodhur në Lezhë, ku 5 persona përdhu nuan një vajzë 15-vjeçare.

Mesa duket shoqëria ka nisur të ndërgjegjësohet dhe po flitet më shumë për këtë gjë. Së fundmi një qytetare ka publikuar një video sensibilizuese.

“Shteti duhet të shkundet dhe të pastrohet nga vemjet”- është kjo fjalia e parë me të cilën qytetarja e nis mesazhin e saj.

Sipas saj janë pikërisht këta elementë në zona periferike dhe të thella të vendit që bëjnë i presion femrave, ndërsa këto të fundit mbyllin gojën dhe mbulojnë veten me qëllim për të mos dalë nga situata.