More
    Home Lajme Debati në rrjet: Jo më ‘nënë’ dhe ‘baba’, por ‘prindi 1’ dhe...

    Debati në rrjet: Jo më ‘nënë’ dhe ‘baba’, por ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2′

    Një debat midis emrave të njohur, i cili ka ‘pushtuar’ mediat sociale, pasi organizata e komunitetit LGBT kërkoi që fjala “nënë” të zëvendësohet me “prindi që lind”, apo në aplikimet për pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

    Organizatat e komunitetit LGBT kërkojnë që fjala “nënë” të zëvendësohet me “prindi që lind”, apo në aplikimet për pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”. Marsela Lekli, Blerta Tafani dhe Xheni Karaj debatuan sa i takon përdorimit të tërmave të sipërmendura, por dhe qasjes ligjore dhe në bisedatat e përditshme të tyre.

    Psikologia Marsela Lekli nënvizoi mundësinë e një rrisku social duke pasur familje me prindër dy nëna apo dy baballarë sepse janë modele me të cilat rriten.

    “Mendoj që fëmija do rritet me atë frymë duke pasur dy nëna ose dy baballarë, qoftë ato edhe të seksit të kundërt. Po flasim për fëmijë që janë të vegjël, fëmijë dhe do rriten me atë frymën e personave që do kujdesen dhe do ta rrisin. Dhe do jetë edhe ai si ata në të ardhmen”.

    Xheni Karaj e cila u shpreh se është rritur në një familje heteroseksuale dhe nuk ndodhi që të ishte hetero por të ketë orientim seksual gay.

    Blerta Tafaj theksoi se ne ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay.

    - Advertisement -

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    Must Read