Presidenti Ilir Meta ka pranuar ndjesën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në lidhje me djegien e mandateve të deputetëve dhe të mos marrjes pjesë në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë nga ana e opozitës. Në një reagim pas deklaratës së kryetares së LSI Monika Kryemadhi, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi lajmëron se Presidenti do të jetë në detyrë deri më 22 korrik 2022 e më pas do të rikthehet në LSI për të marrë drejtimin e saj.

Deklarata: “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve. Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, disk riminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore. Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij k rimi të rëndë zgjedhor.
Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve”