Diçka e papritur ka ndodhur gjatë një transmetimi LIVE në një televizion në Serbi.
Gjatë kohës që gazetarja po raportonte në rrugë në lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin, një shqiptar ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Djali vjen me makinë dhe ndalet pas gazetares dhe bën shqiponjën me duar.
Një moment i tillë është fokusuar edhe nga kamerat dhe kaq është dashur që videoja të shpërndahet në rrjetet sociale dhe të bëhet virale.