Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit.

E gjithë kjo nisi nga fakti se Tuna hòqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e Patrisit duke e lënë Tian Sejdi.

Gjithashtu këngëtarja e hoqi partnerin e saj nga lista që Tiani ndjék në këtë rrjet social

Kështu menjëherë nisën dyshimet për një ndarje mes Tunës dhe Patrisit.

E madje nga ky i fundit nuk mungoi edhe një përgjigje publike për veprimin e Tunës.

Ai publikoi në Instagram një video duke u puthur me të birin dhe përkrah saj shkroi: “Tian Patris Berisha”.  Në këtë mënyrë ai ju rikujtoi edhe një herë të gjithëve emrin që djali i tij mbante më herët në Instagram e që do të ketë gjithë jetën.

Patris Berisha ka qenë i ftuar në 2 janar në Soiree, ku i pyetur nëse është single Patris nuk ishte dhe aq i qartë me përgjigjen e tij.

“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes.Është complicated, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha. Lídhur me héqjen e mbiemrit të tij nga Instagrami i Tianit, Robert dhe Patris Berisha thanë njëzëri:

“Rene dhe Tian Berisha deri në vdékje”.

Mirëpo, teksa situata është “complicated”, Patrisi është parë duke u argëtuar në shoqërinë e vajzave séksi dhe duket se s’po e vrét aspak mendjen për màrrëdhénien me Tunën.

Në një story në Instagram, Patrisi shihet me një mik të tij basketbollist, Shkenda Dubovën dhe Xhuli Nurën.

Ndërkohë kemi parë në rrjetet sociale se Tuna është zhvendosur në SHBA. Por, e dini arsyen? Sipas emisionit ‘SHOWTIME’ këngëtarja është shtatzënë përsëri.

‘SHOW TIME’ raporton se Tuna shkoi në SHBA pikërisht për t’u shkëpùtur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë dhe që ta pres atje në jetë fëmijën e saj.

Gjinia nuk dihet akoma, megjithatë Tuna pritjen e ëmbël po e shijon në kontinentin tjetër, teksa në Kosovë e Shqipëri vazhdon të përflitet e komentohet ndarja e saj nga Patris Berisha.