Prej kohësh, këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj, kanë qenë një ndér çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar për romancën e tyre me ulje e ngrítje të shumta.

Mirëpo, Jonida ishte ajo që deklaroi së fundmi se këtë vit, Shën Valentini e gjeti single, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe Romeos ka marrë fund.

Këngëtarja u rréfye gjatë emisionit të saj “Jonida’s Room”, teksa e ftuara, Kleoniki Delijorgji, po i lexonte disa letra.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida.

Këngëtarja e tha fjalën e saj, ndërsa Romeo qëndroi i heshtur pas kësaj deklarate.

Mirëpo, “Iconstyle.al” ka mësuar se në fakt, aktori po shijon një romancë të re me një vajzë jo pak të njohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit, me të cilën ai ka shijuar një ditë në Vlorë.

Dyshja ka ndàrë foto nga i njëjti vend dhe përveç këtyre pamjeve, vetë Aleksia ka ndàrë në rrjetet e saj sociale foto në makinë, ku mund të dallojmë fare lehtë Romeon i cili shfàqej duke i dhënë makinës.

https://www.photojoiner.net/image/p9FcQDdP