Dr. Evi Dani : Shumica e njerëzve kontrollin e fshikëzës së urinës e marrin për të mirëqenë, derisa ndodh që e kanë të vështirë të mbajnë urinën. Evi Dani, mjek androlog pranë Poliklinikës së Specialiteteve numër 3 në Tiranë, shprehet se, kryesisht problemet e urinimit janë shenjë e hipertrofisë beninje të pros tatës.

Me rritjen e gjendrës së prostatës fillon e bll okohet kanali i urinës e gradualisht humbet funksioni i fshikëzës së ujit, gjë që çon në zbrazjen jo të mirë të saj. Shqetësimet e të sëmurit kanë lidhje me urinimin: vështirësi në nxjerrjen e urinës.

Pacienti ka nevojë të shpeshtë për të vajtur në banjë, e sidomos fillon të ngrihet shpesh natën. Madhësia e pros tatës nuk shkon gjithmonë paralelisht me shenjat e vështirësisë së urinimit.

Disa njerëz që kanë prostatë shumë të rritur, kanë pak shenja urinare e pak an kesa dhe disa të tjerë që kanë një gjendër relativisht të vogël, kanë më shumë probleme shqetësuese.

Mosha e tretë dhe problemet me urinimin.

Një nga shenjat kryesore të hipertrofisë beninje të pros tatës është ulja dhe mosfuksionimi i mirë i urinimit.

Në urologji, për të përcaktuar gradat e dëmtimit të pros tatës në hipertrofinë e pros tatës masim currilën e urinës, dhe shohim sasinë e prurjeve, shpeshtësinë e de rdhjes së urinës, kohën e de rdhjes. Pra, në rastin konkret, zmadhimi i prostatës bën që të prishet ndjenja e urinimit.

Ku kemi të bëjmë me : urinim të shpeshtë, vezika urinare nuk mbushet maksimalisht për të bërë de rdhjen e saj, pacienti është i detyruar të bëjë shpesh herë dhe me shumë urinime, të ketë ndjenjën e urgj. encës së urinimit.

Një nga shenjat e tjera të zmadhimit të pros tatës, është edhe urinimi gjatë natës. Ndjenja e urinimit është e tillë që ky person të rrisë urinimin dhe të çohet 5-6 herë gjatë natës dhe të bëjë porcione të urinës.

Në rastin konkert prish cilësinë e jetës së pacientit. Për mjekun është një e dhënë shumë e rëndëisshme për të parë funksionin e vezikës urinare, dhe konkretisht i dë mtuar nga zmadhimi i pros tatës./shendeti.com.al