Për shkak të situatës e cila po vjend uke u rënduar mund të ketë dhe ndryshime në oraret policore dhe këtë mundësi e ka shpjeguar Kreu i Urgj encës Skendër Brataj gjatë intervistës për Report Tv:

Brataj:

‘Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrez. ikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash.

Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.

Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Karantina është dhe orë policore. Mund të ulet ora.

Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme’.

Kreu i Urgj encës shprehu shqetësimin se ka raste në rritje të të rinjve të prekur, pasi këta të fundit nuk respektojnë masat dhe: Ndihen të pathyeshëm!

Brataj:

‘25-35 vjeç ka të sëmurë më shumë se ç’ka pasur në të gjitha periudhat. Sepse ndihen të pathyeshëm. Ky vi. rus nuk lë shenjë dhe nuk duket dhe detyrimisht një gjë që nuk e shikon nuk e beson.

Ka pasur rëndë, por jo shumë. Mjekësia nuk është asnjëherë një shkencë e saktë. Edhe në ato mosha do të ketë forma të rënda. Sa më shumë përhapet infeksioni aq më shumë do kemi dhe mosha të reja’.