Këngëtarja e njohur Myfarete Laze ka njoftuar ndarjen nga jeta para kohe të dhëndrit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Laze ka bërë me dije se humbi djalin që nuk e lindi dot vetë.

Ajo ka prekur rrjetin me fjalët e saj për bashkëshortin e vajzës, që fatkeqësisht humbi jetën në një moshë të re.

Akoma nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet e ndarjes nga jeta të dhëndrit të Myfarete Lazes.

“Nate e trishte.

Humba nje pjestar te familjes shume te dashur e te respektuar

Humba djalin qe se linda dot vete,  dhendrrin, babain e mbeses qe me beri gjyshe”,- shkruan këngëtarja.