Burania me presh është një zgjedhje e mirë për një vakt të plotë, të ngrohtë dhe të shijshëm që mbledh gjithë familjen. Living ju propozon variantin e mëposhtëm për ta përgatitur në shtëpitë tuaja.

PËRBËRËSIT: 700 g presh, 100 g oriz, 1 lugë salcë 4 vezë, vaj ulliri, kripë, piper dhe 500 ml ujë.

PËRGATITJA: Pastrojmë dhe presim preshtë në copa të vogla, i kaurdisim në tigan me pak vaj ulliri dhe kripë që të ulin volumin dhe vazhdojmë skuqjen, rregullojmë shijen me piper të zi dhe salcë.

Shtojmë orizin, ujin dhe e vendosim në tavë baltë, e pjekim në furrë të parangrohur më parë me 180 gradë për 30 minuta, pastaj e nxjerrim hapim me lugë disa gr opa të vogla dhe shtojmë vezët, e pjekim edhe disa minuta në varësi të shijes për vezët.