Humbja e nuhatjes ose shijes është një simptomë e koronavirusit. Edhe pse konsiderohet si diçka kalimtare, shumë njerëz e kanë të vështirë dhe provojnë mënyra të ndryshme për t’i rikthyer.
Pak javë më parë, përdoruesit e TikTok pretenduan të kishin një recetë që rikthen shqisat e shijes dhe nuhatjes, për ata që i kanë humbur pasi kanë rënë në kontakt me virusin. Bëhet fjalë për një “ilaç xhamajkan”, që ka të bëjë me dje gien një portokalli dhe konsumimin e frutit me sheqer kafë. Kaq u desh që kjo recetë të bëhet virale.
Së fundmi edhe Eni Koçi ka përdorur këtë “ilaç” për ta ndihmuar në rikthimin e shijes dhe nuhatjes, pa sojë që ia ka lënë koronavirusi prej disa muajsh.
Mirëpo, sa funksionon kjo recetë?
Sipas USA Today, ekspertët paralajmërojnë se nuk ka asnjë provë shkencore që konsumimi i një portokalli të dj egur dhe të përzier me sheqer kafë mund të rikthejë shqisat pa s humbjes së përkohshme të tyre.
Pamela Dalton, e cila ka një doktoraturë në psikologjinë eksperimentale dhe është një studiuese në Monell Chemical Sense Center në Filadelfia, tha për “Today” se ka të ngjarë që disa nga njerëzit që u përpoqën të digjnin një portokall për të marrë përsëri shqisat kishin rifituar disa aftësi për sa i përket nuhatjes dhe shijes, por nuk e kishin kuptuar ende. Dalton tha se njerëzit zakonisht nuk e dinë se sa nuhatje kanë humbur, kështu që të bësh diçka intensive siç është dje gia e lëkurës së portokallit do t’u “japë një ndjesi të jashtëzakonshme”. Ajo shtoi se edhe efekti placebo duhet të merret parasysh.
Sipa s një artikulli të botuar në British Medical Journal, 90% e pacientëve me COVID-19 fillojnë të vërejnë se nuhatja e tyre përmirësohet brenda katër javësh nga infektimi.
Dr. Bozena Wrobel, një otolaringologe në Keck Medicine të Universitetit të Kalifornisë Jugore, tha për Shape Magazine se “shpikja” e TikTok për të ngrënë një portokall të dje gur nuk ka gjasa të funksionojë.
Wrobel shpjegoi se ngrënia e një portokalli të ëmbël mund të jetë shumë stimuluese për receptorët e shijes, por nuk “ringjall” shqisat dhe përdoruesit e TikTok të cilët pretenduan të kishin rezultate nga “ilaçi” ka të ngjarë të ishin shëruar nga humbja e nuhatjes.
Pra, nuk ka asnjë provë që sugjeron që ngrënia e një portokalli të dj egur me sheqer kafë do të rikthejë shqisat tuaja të humbura si pa sojë e COVID-19.