Zi në familjen e aktorit të humorit, Gentian Zenelaj.


Përmes një statusi në rrjetet sociale, moderatori ka lajmëruar vd ekjen e babait të tij, Rexhep Zenelaj.

Aktori shkruan se babai vuante nga Covid-19 dhe pas betejës së gjatë nuk arriti t’i shpëtonte komplikacioneve.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim, Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë. Varimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shengjin,” shkruan aktori në statusin e tij.

Stafi ynë i shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Zenelaj