Ditën e sotme u transmetua takimi mes Muratit dhe Sindit, një zgjedhje kjo që ndezi debate në studio puntatën e kaluar, mes kësaj të fundit dhe Melisës.
Në takimin e tyre të parë, Murati zgjodhi të ishte romantik duke i dhuruar Sindit një trëndafil të kuq.
Në pjesën e parë të këtij takimi ishte Sindi ajo që “bombardoi” Muratin me pyetje, por ishte ky i fundit i rrëmbeu asaj një përqafim, me arsyen se kishte emocione dhe pak ftohtë.
“Kisha pak emocione se ishte takimi i parë dhe kisha pak ftohtë. Më mirë është kur më pyesin sepse heq sikletin”, u shpreh ai në studio.
Pjesë nga biseda:
- Sindi: Ca do bëje një ndryshim mes vajzave turke dhe atyre shqiptare?
- Murati: Mendoj se janë njësoj, sepse edhe kemi pasur lidhje të vjetra. Jemi shumë bashke, nuk ka një lidhje turke ose shqiptare. Jetoj këtu, ku do gjej një vajzë turke (qesh).
- Sindi: Kur ka qenë hera e fundit që ke qenë e lidhur me një vajzë?
- Murati: Rreth 5 a 6 muajsh më parë. Lidhja më e gjatë ka qenë një vit. Po kam qenë i dashuruar.
- Sindi: Mendon se mund të dashurosh më shumë se një herë në jetë?
- Murati: Mendoj se po.
- Sindi: Do leje gjithçka mbrapsht edhe të vije me mua
- Murati: Varet se çfarë do leja.
- Sindi: Ke pasur një lidhje në distancë?
- Murati: Jo.
- Sindi: Je xheloz?
- Murati: N.q.s. dua një njeri po jam shumë. Kam shumë ftohtë edhe emocione, nuk kam nevojë për një përqafim?
- Sindi: Po.