Në takimin mes kryeministrave Rama dhe Micotaqis në Athinë pritet të bëhet e ditur edhe vendimin e shtetit grek për t’i dhuruar Shqipërisë disa mijëra vaksina anti covid të cilat do përdoren për të vaksinuar të parët
mjekët.
Sipas korrespondentit të Top Channel në Athinë Artur Bibe, ka patur një shkëmbim mesazhesh mes dy vendeve.
Vaksinat pritet të mbërijnë së shpejti në Tiranë dhe do të përdoren për të mbrojtur mjekët.
Bisedimet kishin nisur shumë më herët se Shqipëria të siguronte kontratën me kompaninë amerikane PFIZER. Pak ditë më parë kryeministri Rama tha se një vend mik mund të faltë 7 deri në 10 mijë doza vaksine. Por mesa duket bëhet fjalë për fqinjin tonë jugor.