Situatë kr itike paraqitet edhe në Shkodër si pas ojë e reshjeve të shumta.

Gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në shk arkimet për shk ak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.

Hidrometri në Lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm.

Ndërkohë rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.

Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë.

Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ush trisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.

Njoftimi për situatën e përmbytjeve nga DREJTORIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE TRAJTIMT TË AMTP

Nga konstatimet ne terren diten e sotme date 08.01.2021, si rezultat I reshjeve te ditëve të fundit, situate në terren është përkeqësuar ndjeshëm.Hidrometri në Dajç në orën 07.00 shënon 5.80 m.

Kjo situate paraqitet si më poshtë:

Siperfaqe totale e përmbytur 1469 Ha

1. Tokë e pakultivuar 403 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 941 Ha
3. Grurë 55 Ha
4. Bimë decorative 70 Ha

Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 489 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
1.Tokë e pakultivuar 158 Ha
2.Foragjere të dyta, jonxhe 226 Ha
3.Bimë decorative 70 Ha
4.Grurë 35 Ha

Nj. A. Guri Zi
Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali I Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks I Ri.
1.Tokë e pakultivuar 5 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhë 15 Ha

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht ne fshatin Trush (fusha e stomes), e Bërdicë e Madhe
1.Tokë e pakultivuar 90 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
3.Grurë 10 Ha
Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku I Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A. Ana Malit
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
1.Tokë e pakultivuar 150 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 540 Ha
3.Grurë 10 Ha