Në puntatën e sotme të “Përputhen”, i riu nga Turqia (Murati) ishte molla e she rrit mes Sindit dhe Melisës. “Ke frikë se të ikën nga duart”, u shpreh Melisa, pasi Sindi e zgjodhi në takim.

Zgjedhja e Melisës ishte Atdheu, por konkurrenti e refuzoi.
“Nuk pranoj. Merrni Muratin e ndani në gjysmë. Unë nuk pranoj takim. Po bëheshin copash për Muratin…merrni Muratin, e ndani përgjysmë. Tani jam zgjedhja e dytë unë?”, tha ai.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Melisa: Po flisja unë me Sindin

Atdheu: Opsioni i dytë

Melisa: Nuk ka lidhje për zgjedhje të dytë, unë e kam thënë që në fillim Atdhe, po ta shpjegoj. Unë kam preferencat e mia në mendje, nëse ti nuk do të pranosh në rregull, unë nuk detyroj njeri

Atdheu: S’kam asgjë personale me ty, po kam qenë këtu para Muratit edhe kurrë nuk më ke ftuar në takim

Melisa: Po ke qenë në takime me tjerat Atdhe, ke qenë gjatë gjithë kohës në takime me tjera

Atdheu: E mirë, e pranoj