Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë vetëm pak kohë më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Diell.
Në ditën e parë të vitit 2021, Arbana ka ndarë një foto shumë të ëmbël të vogëlushit. Ai shihet duke fjetur pranë të vëllait, Jonit, të dy të veshur me të kuqe.
Moderatorja nuk e ka zbuluar ende portretin e të voglit. “1 Janar”, ka shkruar ajo krahas fotos.