Gala, vajza e këngëtarit shqiptar Robert Aliaj na ka bërë krenarë në Europë. Ajo ka mahnitur jurinë me zërin e saj brilant dhe është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo performoi ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele me një profesionalitet të jashtë-zakonshëm.

Gjatë kohës që ajo performonte, kamerat kanë pikasur një detaj në dorën e saj. Është pikërisht një unazë patriotike me shqiponjën dykrenare në ngjyrë të zezë.