Mbrëmjen e sotme mbaroi një tjetër natë e emisionit “Love Story”.
Saimiri eleminoi Silvanën, reagimi i kësaj të fundit mori duartrokitjet e të gjithëve.
Debati me Silvanën
Silvana: Jam e shumë e lumtur që largohem sonte sepse e kam menduar gjatë gjithi javës. Më bën për të qershur fakti që çdo vajzë që bën debate me ty, ikën çdo javë. Unë do ta quaja, ‘uomo semplice, scelte semplice’, sepse ti je mashkull i thjeshtë dhe kërkon femrat këtu që të ulën, të përulen. Unë nuk jam ajo zemër, unë kërkoj një karakter shumë të fortë. Unë kërkoj burrë me B të madhe.”
Saimiri: Duhet të bëhet njëherë grua me G të madhe që të kërkosh një burrë me B të madhe…
Silvana: Unë jam shumë grua, kam shumë karakter të fortë, që t’i nuk e përballon dot. Ti nuk i ke përballuar këtu femrat me karakter të fortë.
Saimiri: Unë të falenderoj shumë që ishe këtu bashkë me motrën dhe ju uroj çdo të mirë. mere më me sportivitet.
Silvana: Jam shumë sportive… nëse flet për respektin, ti nuk na ke respektuar.
Saimiri: Jam i sigurt që edhe ti do të gjesh dikë në jetën tënde.
Silvana: Ti nuk na ke respektuar sepse i ke shkruajtur të gjitha gocave këtu edhe i ke ftuar në vijim, vetëm ti që nuk na ke respektuar Saimir. Uau. Tani unë e kam marrë vesh, edhe vajzat që janë jashtë, edhe ato që janë këtu.
Saimiri: Gjithë këto vajzat që duan të ikin, gjithmonë kanë një gjë në fund, pse nuk shprehen para.
Alketa: S’kemi patur ne asnjë mesazh vajzash në telefonin e Saimirit.
Silvana: Janë disa vajza këtu që u ke shkruajtur… Ti këtu je për show-n tënd! Ti do dalësh vetëm këtu, nuk do dalësh me asnëj vajzë nga këtu!
Saimir: Ti ke mendimin tënd…
Silvana: Ti u shkruan, do t’i ftosh në vilë, tdo të argëtohesh. Argëtohu dhe zgjidh femrën që…
Saimir: Më vjen mirë që kjo po tregon veten e vet d.m.th. Unë për këtë arsye edhe nuk i kam dhënë lulë sot, sepse e dija që pas kësaj vajze që rri e tërhequr fshihet diçka tjetër dhe faleminderit që po e tregon veten këtu.
Silvana: Çfarë fshihet? Ti më ke shkruar dhe më ke provokuar. Nuk e ke gjetur kurrë provokimin te unë.
Saimir: Ndoshta e ke gjetur te Roberti, por atë e di ti.
Silvana: Te Roberti që më mbështet nuk ka faj fare.
Alketa: Mund të të falenderoj në emrin e produksionit ty dhe motrën tënde? Keni qenë një hyrje mjaft interesante.
Silvana: U uroj vajzave shumë fat dhe shpresoj që të dalë me Saimirin kujt i shkruan më shumë.
Saimiri: Më duket pa logjikë fare kjo e folura tani. Faleminderit gjithse4si për opinionin tënd. Të uroj gjithë të mirat!
Silvana: Mua më bëhet shumë qejfi që nuk po dal këtu me një njeri si ti, të betohem. Jam shumë e lumtur!
Saimir: Po pse ke ndenjur deri sot këtu atëherë? Kjo tregon që unë kam patur të drejtë dhe ti ke ardhur për të bërë famë.
Flavia ishte vajza që mori trëndafilin e parë, duke qenë se Saimiri pa tek ajo anën e ndjeshme në takimin e shkurtër që patën.
Mirëpo, në një moment, Silvana tha se Saimiri bën lojë dhe u shkruan vajzave të eleminuara, por edhe atyre brenda.
Kur Alketa u kërkoi vajzave të flisnin, njëra nga ta tha se “Po, është e vërtetë”.
Por, edhe pse insistonte se Silvana po gënjente, një pohim i tillë i erdhi në befasi Alketës, e cila u detyrua të mbyllë programin.
Shihemi në 4 janar tha ajo, duke lënë hapur të kuptohet se ky emision, është thjesht shfaqje e Saimir Kasemit, burrit, që siç tha Silvana, nuk është BURRË!