Me datë 14 dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin shumë të veçantë: Poem Blu.
Menjëherë pas lindjes së vajzës, Ledri publikoi dhe një këngë të re, të titulluar “Sot sot sot”. “Kur jam çu n’mëngjes jom kon vet en shtrat”, është një pjesë e tekstit të reperit.
Bazuar në këtë pjesë, Sara ka publikuar një foto epike në Instastory. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të reperit duke fjetur gjumë, pranë vogëlushes Poem Blu.
“Dje kur jam çu n’mëngjes, jam kon vet en shtrat? Ça thu o ba?”, ka shkruar Sara, duke bërë të ditur që Ledri në fakt ka qenë pranë të bijës.