Dua Lipa po i shijon shumë pushimet në Shqipëri dhe po qëndron aktive në rrjete sociale duke postuar vazhdimisht foto e video nga aktivitetet këtu, duke promovuar edhe të gjitha vendet turistike që ka vizituar.

Së fundmi, Dua ka publikuar një video ku shfaqet me gotë në kokë e shami në dorë teksa kërcen këngën e Remzie Osmanit “Lujma belin”.

“Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”, ka shkruar këngëtarja Dua.