Ish-konkurrentë të “Për’Puthen” u rikthyen sërish në studio pas disa muajsh.
Të parët që u rikthyen sërish në program për të diskutuar në lidhje me çështjet që kanë lënë pezull ishin Tea, Shqipja, Ana Kauri, Fationi, Arbri dhe Arjoni.
Të gjithë ata u pyetën në lídhje me jetën e tyre, nëse e kanë gjetur apo jo dashurinë e jetës.
Shqipja dhe Arbri thanë se janë në njohje e sipër e po shkojnë në drejtimin e duhur. Ndërsa Tea, Fationi dhe Ana thanë se vazhdojnë të jenë beqarë.
Duke qenë se Tea ka qenë një nga personazhet më të diskutuar për lidhjen e saj, për shkak të raportit e ndarjes nga Bearti, ajo foli më gjatë për jetën e saj.
Më pas Tea pati një përballje me Shqipen, vajzën me të cilën ka pasur më shumë debate në program.
Shqipja e akùzoi Tean se ajo ishte shkàku pse e përjashtùan nga programi. Gjatë debàtit të fortë, Shqipja bëri një deklaratë të papritur. Ajo tha se Andi, me të cilin Tea doli çift nga emisioni, e ka fryrë kundër Teas.
Gjithashtu Shqipja tha se Andi e ka fryrë dhe kundër Olsës, por nuk preferoi të tregonte se çfarë i ka thënë ai duke u shprehur se nuk flet për një person të tretë.
Megjithatë ajo shtoi se sot nuk i beson fjalët që i ka thënë Andi dhe se Tean e fal për çdo fjalë e debàt për shkàk të moshës.