Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka përkujtuar sot djalin e saj të ndjerë, i cili do të mbushte 21 vjeç. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Açka ka përlotur me fjalët, teksa shkruan se edhe sot ajo do ta shtrojë tryezën për të festuar ditëlindjen e tij.

“Po hajde, moj mamka! Kur ishte ditë, Biri ia zbehte asaj ngjyrat; kur ishte natë i derdhte asaj shumë dritë. “Po hajde, moj mamka!”, thërriste prej nga tryeza e shtruar, kur unë ende vërtitesha mes gatesave që e bënin ditëlindjen e tij të larmishme, siç e pëlqente ai, me tapas të shumta.
Dhe ditëlindja zgjaste me ditë, aq sa zinte ditëlindjen time. Gjenim gjithnjë arsye për festat tona të vogla, si ta dinim se do të na mohoheshin festat tona të mëdha. Sot Biri do të mbushte 21, dhe unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël. Kujtimi, ky është tapia e vetme e sigurtë e patjetërsueshme e njeriut. Ju lutem, miq, m’i kurseni ngu shëllimet nën foto,” shkruan Açka.

Shkrimtarja hu mbi djalin e saj të vetëm, Jerin van de Brink, në moshën 18 vjeçare si pasojë e një së mund jeje të rrallë.