Mes gjithë entuziazmit të fitores së tretë, mes mijëra simpatizantëve në sheshin “Skënderbej” dhe atyre që e ndoqën nga ekrani, Edi Rama u gjend edhe me një mungesë thjetër. Zaho është mërzitur dhe nuk shkoi në shesh për të festuar me të atin dhe familjen e tij. Pasi falënderoi bashkëshorten, ‘të vetmen opozitë që nuk e mund dot’, siç e quajti ai, djalin e madh, Gregun, vajzën, Rea, Rama tha se Zaho nuk i ishte bashkuar familjes në shesh: “Të mbetet mes nesh. Zaho nuk erdhi, sepse është i mërzitur. Ai nuk pajtohet dot me faktin që unë i mora të gjitha votat, ndërsa ai asnjë votë, megjithëse bëri fushatë në Vlorë”.
Nga Vlora, qyteti që Zaho ka fiksim siç tha Kryeministri Rama në mbyllje të fushatës, Zaho u dha një mesazh të gjithëve: “Unë e dua Vlorën…”
Meqenëse donte Vlorën “më shumë” se Tiranën dhe meqenëse nuk mori dot asnjë votë, zgjodhi të mos jetë në festën e të atit dhe familjes në shesh. Por, me siguri, gëzon po aq sa edhe pjesa tjetër e familjes fitoren e tretë të të atit… Me aq sa mundet ta kuptojë.