Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Pulia me rastin e 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj, u mikprit nga kreu i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro.
Rama mori ditën e sotme një dhuratë shumë të veçantë nga një piktor, i cili ka qenë fans i tij që para se të bëhej kryeministër.
Është një shqiponjë që qëndron mbi anijen me të cilët shqiptarët udhëtuan drejt Italisë 30 vite më parë gjatë eksodit të famshëm.
Ndërkohë Decaro i dhuroi edhe ikonën e shenjtores Shën Nikolla.